Flash

Trump i ka kërkuar Putinit të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë

Lapsi.al 11 November 2024
Trump i ka kërkuar Putinit të mos e përshkallëzojë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë, raportoi Washington Post të dielën, duke cituar burime të afërta me Trumpin.

Trumpi bisedoi me Putinin më 7 nëntor, një ditë pasi kishte biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas gazetës amerikane.

Washington Post citoi burimet të kenë thënë se Trumpi i kërkoi Putinit të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe shprehu interesim për bisedime shtesë për “zgjidhjen e luftës në Ukrainë shpejt”.

Putini fillimisht kishte reaguar me ftohtësi ndaj fitores së madhe të Trumpit, para se ta uronte joformalisht presidentin e zgjedhur më 7 nëntor. Ai e lartësoi “guximin” e Trumpit për t’i mbijetuar një atentati në korrik dhe tha se është i “gatshëm” për të folur me të.

Burime e Washington Post thanë se Kievi ishte njoftuar për telefonatën e Putinit dhe nuk kishte kundërshtuar. Zyrtarët amerikanë, rusë dhe ukrainas nuk e kanë komentuar lajmin.

Në fushatën përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, Trumpi premtoj se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, por nuk dha hollësi se si do ta arrinte këtë.

Putin tha në shtator se do të dëshironte që nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ta mundte Trumpin në zgjedhje, por vëzhguesit argumentojnë se kjo ndoshta ishte pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të shmangur përshtypjen se Putin po shpresonte që Trumpi të fitonte.

Trump ka thënë në të kaluarën se Ukrainës mund t’i duhet të pajtohet të dorëzojë territor për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Në të njëjtën linjë, aleati i Trumpit, Bryan Lanza, i tha BBC-së më 9 nëntor se fokusi i qeverisë së Trumpit do të jetë arritja e paqes në Ukrainë dhe jo t’ia mundësojë Kievit për të rifituar territorin e pushtuar nga Rusia.

Raporti i Washington Postit për bisedën telefonike mes tyre erdhi disa orë pasi Zelensky tha se Rusia i lëshoi 145 dronë mbi Ukrainë gjatë natës, duke e kryer sulmin më të madh ajror gjatë natës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Edhe Ukraina i lëshoi dhjetëra dronë në drejtim të kryeqytetit rus, Moskë, duke detyruar mbylljen e përkohshme të tri aeroporteve më 10 nëntor./ REL

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI