Flash

Video/ "Në Çeki ndeshja jonë më e keqe në dy vjet": Strakosha gati për hakmarrje

Lapsi.al 11 November 2024
Video/ "Në Çeki ndeshja jonë më e keqe në dy

Në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar që nis sot, për dy ndeshjet e vlefshme për Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor ora 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor 20:45), portieri Thomas Strakosha doli këtë të hënë në një konferencë për media nga stadiumi ‘Air Albania’. Titullari kuqezi i vlerëson si dy finale ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa u shpreh se vetëm të përqëndruar ekipi mund t’ia dalë dhe të sigurojë vendin e parë në grup. "Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo".

Portieri shtatlartë i ka idetë e qarta se çfarë duhet të bëjmë ndaj Çekisë për të fituar: "Duhet të jemi të përqendruar pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim. Ekipi është me më shumë eksperiencë. Vijmë nga një Europian i mirë. Kemi dy finale në shtëpi dhe kemi tifozët tanë. Duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top".

Lexo më tej: Video/ Fetai, një "Modric" kuqezi për teknikun Sylvinho: "Shënoj si ai me çekët"

Në mendim edhe për qendërsulmuesin e çekëve Chory, autori i dy golave në Pragë: "Ne nuk shikojmë çdo lojtar ndryshe, luajmë si ekip dhe mbrojmë e sulmojmë bashkë. Kemi pësuar dy gola nga ai, duhet të kishim bërë më mirë. Tani duhet të japim maksimumin të gjithë bashkë. Do të jemi të përqëndruar këtu, të mbrojmë dhe sulmojmë mirë", e mbylli Strakosha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI