Flash

"Burri" i Olimpiadës, Imane Khelif: “Me Angela Carini ishte një falsitet”

Lapsi.al 12 November 2024
"Burri" i Olimpiadës, Imane Khelif: “Me Angela Carini ishte
"Nuk kam asgjë me Angela Carini, faji për atë që ka ndodhur nuk është i saj". Imane Khelif ishte e ftuar në emisionin "Lo stato delle cose" në Rai 3 dhe gjatë intervistës tregoi çfarë ka ndodhur, ndjesitë që ka përjetuar ditën e Olimpiadës në Paris, kur ngjiti ringun për të luftuar me boksieren italiane, në mes të një skandali të madh mediatik (që u shndërrua edhe në një fushë beteje politike), nën zhurmën e polemikave, dyshimeve dhe aludimeve mbi identitetin e saj seksual. Së fundmi, ajo ka njoftuar një padi, një tjetër lidhur me rastin e saj: këtë herë ndaj një gazetari francez, i cili në një artikull ka përmendur një raport mjekësor të supozuar, që fliste për "testikuj të brendshëm". Khelif është grua, por nuk e besojnë. Nuk e kanë besuar asnjëherë, falë versionit që është lëshuar nga IBA (Federata Ndërkombëtare e Boksit), e cila është përjashtuar nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), ndërsa ka vlerësuar që pozicioni e boksieres nga Algjeria dhe fituese e medaljes së artë është krejtësisht në rregull. "E njoh shumë mirë Angela Carini, por nuk dua të kapem me të – ka thënë kampionia e Parisit 2024. – E kam problemin me njerëzit që vunë gjithë atë presion mbi të. Dhe jam e sigurt se është faji i atij presioni që ajo u soll kështu".

ÇFARË NDODHI NË ATË DUEL?

Lufta zgjati shumë pak, vetëm një shkëmbim të shpejtë grushtash, pastaj, pas 45 sekondash dhe një "po më dhemb shumë" të murmuritur në ring, Carini vendosi të tërhiqet: ajo ra në gjunjë, shpërtheu në lot dhe më pas u largua nga ringu pa i thënë asnjë fjalë kundërshtares. Nuk ishte për mungesë respekti, kur më vonë u pendua për këtë, por edhe ky keqkuptim u fut në një kontekst të diskutueshëm, i larguar nga fjalët e fundit që Carini i drejtoi Khelif në një video. Ajo kërkoi falje nga zemra për atë që kishte ndodhur, si person dhe si sportiste, dhe i uroi fitoren në Paris. "Do të doja të kisha një ndeshje normale – shtoi Khelif –. Në vend të kësaj, ajo që zhvilluam ishte një farsë. Që atëherë nuk kam dëgjuar më nga Carini, kam parë një video ku ajo kërkon falje. I kam pranuar ato nga zemra sepse e di që ndonjëherë njerëzit mund të bëjnë gabime. Angela është një motër, një shoqe. Kështu është në sport dhe në jetë mund të mësosh nga gabimet." Ka akoma një pyetje që i duhet përgjigjur, dhe Khelif e pret dhe është e përgatitur. Ajo do ta dëgjojë shpesh, dhe ka të bëjë me nivelin e testosteronit. "Unë gjithmonë jam shumë e kujdesshme për hormonet e mia – ka sqaruar boksierja algjeriane –. Si sportistë, marrim të gjitha masat për të qëndruar brenda parametrave të caktuar. E jam përkrah komisionit mjekësor që bën kontrollet".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI