Flash

Dhuna sek*uale ndaj një 23 vjeçareje, dy vjet burg me kusht për Ben Yedder

Lapsi.al 12 November 2024
Dhuna sek*uale ndaj një 23 vjeçareje, dy vjet burg me kusht për

Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Monakos, Wissam Ben Yedder, është dënuar nga gjykata penale e Nices me dy vjet burg me kusht dhe një gjobë prej 5.000 eurosh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe për dhunë seksuale ndaj një vajze. Kështu raporton L'Equipe. Ngjarjet kanë ndodhur natën mes 6 dhe 7 shtatorit të kaluar.

Yedder është dënuar gjithashtu me gjashtë muaj pezullim të patentës, si dhe me detyrimin për të ofruar asistencë dhe për të shpërblyer viktimën, një vajzë 23-vjeçare. Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në mes të tetorit, Ben Yedder (34 vjeç) ka pranuar shkeljet e rregullave të trafikut, por ka pohuar se nuk mbante mend asgjë nga akuzat për dhunë seksuale. Prokuroria kërkonte një dënim prej dy vjet e gjysmë burgimi, prej të cilëve 18 muaj do të ishin me pezullim.

Ish-sulmuesi i Monaco, i arrestuar në shtëpinë e tij në Cap d’Ail natën e 6 shtatorit me akuzën për dhunë seksuale dhe ngacmim, u gjykua të martën për agresion seksual në gjendje të dehur. Në dëshminë e tij të dhënë në gjykatë ai ka insistuar se nuk mbante mend asgjë: “Kam pirë e kam pirë për dy, tre ditë… nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Për shkak të alkoolit kam probleme me kujtesën. Nuk kam qenë vetvetja, e di që është e keqe, por isha nën efektin e alkoolit. Unë jam një person i vetmuar, e kam të vështirë t’u besoj njerëzve, sepse në të kaluarën më kanë tradhtuar në disa afera. E kështu kam gjetur ngushëllim te alkooli, por e kuptoj që ishte gabimi më i rëndë i jetës sime. I kërkoj sinqerisht falje vajzës, familjes time…”.

Çfarë ndodhi atë mbrëmje?

Rreth orës 3 të mëngjesit, sulmuesi 34-vjeçar francez, aktualisht lojtar i lirë, shoqëroi me makinë një vajzë 23-vjeçare dhe gjatë udhëtimit dyshohet se i vendosi dorën në kofshë, tentoi ta puthte dhe më pas tentoi një qasje të qartë seksuale pa pëlqimin e saj. Edhe pse në tronditje, e reja ka denoncuar ngjarjen dhe policia ka arrestuar menjëherë Ben Yedder.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI