Flash

Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Lapsi.al 12 November 2024
Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në pushtet, sipas marrëveshjes që kjo ka pasur me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nga mesazhet që SPAK gjeti në celularin e Monika Kryemadhit kishte biseda me Haxhinaston për ndryshimin e biznesmenit që do të kishte akses në biznesin e fibrave të internetit, të shtrira në të gjithë vendin.

Nga mesazhet dhe emailet që u gjetën në telefonin e Kryemadhit kuptohej se procedurat e aplikimit për licensën e fibrave optike hartoheshin jashtë institucioneve shtetërore dhe më pas zbatoheshin nga ministria që drejtohej nga Haxhinasto.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI