Flash

Euro cash të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 12 November 2024
Euro cash të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi në makinën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme parash. Në makinën e drejtuar nga shqiptari i paidentifikuar me histori trafiku droge, autoritetet italiane sekuestruan pothuajse 400 mijë euro të fshehura në një automjet.

Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro.

Një kontroll më i thelluar, sërish me ndërhyrjen e njësisë së qenve, bëri të mundur identifikimin e një fundi të dyfishtë të krijuar në dyshemenë poshtë sediljes së shoferit me 350 mijë euro të tjera prerje të ndryshme të ngjeshura në të.

Drejtuesi i mjetit është raportuar në Prokurorinë Publike kompetente Palmi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI