Flash

PD njofton protestë para Kuvendit ditën e miratimit të buxhetit

Lapsi.al 12 November 2024
PD njofton protestë para Kuvendit ditën e miratimit të buxhetit

Kryetaret e degëve te PD-se lajmërohen se ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 do te protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetare.

Në mesazhin që u është drejtuar kryetarëve të degëve u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen.

“Përshëndetje te nderuar, Ditën e marte date 19 nëntor ora 17:00, te gjithë ne proteste para Parlamentit për te kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem bëni njoftimet ne dege për te siguruar pjesëmarrjen”.

Kujtojmë që Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët njoftoi se do të mbajnë një protestë para Kuvendit, ditën e seancës plenare kur do të miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 2025.

Berisha tha se ata do të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare në lidhje me buxhetin, por u shpreh i sigurt se ato do të refuzohen nga mazhoranca.

Kujtojmë se Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.

Të këshilluara

SPAK kërkon 4 vjet burg për Vangjush Dakon

SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Prokurori i SP...

17:59

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI