Flash

Përplaset me makinë e nuk mbijeton: 22 vjeçari Marco Angulo luante për Ekuadorin

Lapsi.al 12 November 2024
Përplaset me makinë e nuk mbijeton: 22 vjeçari Marco Angulo
Tragjedi në Ekuador. Humb jetën në moshën 22-vjeçare lojtari i kombëtares Marco Angulo. Mesfushori nuk arriti të mbijetonte pas një aksidenti rrugor, ku u përfshinë disa persona. Aksidenti ndodhi më shumë se një muaj më parë në Quito – rreth 300 kilometra larg qytetit të tij të lindjes, Esmeraldas – dhe shkaktoi tre viktima. Edhe futbollisti, në fund, nuk arriti të mbijetonte.

KARRIERA

Angulo në fillim të karrierës së tij ishte konsideruar një nga talentet më të mëdha të Ekuadorit të viteve të fundit. Ai ishte një pjesë thelbësore e Independiente del Valle, skuadër që në vitin 2020 u shpall kampione e Copa Libertadores për ekipet nën 20 vjeç. Më pas, ai u promovua në ekipin e parë, përpara se të transferohej tek FC Cincinnati në Major League Soccer. Pas një sezoni në SHBA, ai u kthye në atdhe dhe firmosi me Liga Deportiva Universitaria de Quito. Angulo nuk ishte titullar i ekipit, që kryeson klasifikimin, por në ndeshjen e fundit të kampionatit, të luajtur më 6 tetor, ai hyri në minutat e fundit dhe kontribuoi në fitoren e skuadrës. Këto ishin minutat e tij të fundit si futbollist, pasi disa ditë më vonë ndodhi aksidenti tragjik rrugor. Angulo kishte arritur të luante edhe për Kombëtaren, duke zhvilluar dy ndeshje mes vitit 2022 dhe 2023. Djaloshi priste të kthehej në ekipin kombëtar, por gjithçka u shua me vdekjen e tij të parakohshme.

KUSH HUMBI JETËN NË AKSIDENT?

Me humbjen e tij, tani janë tre viktimat e tragjedisë së tmerrshme. Pas përplasjes humbën jetën gjithashtu Roberto Cabezas Simisterra, mbrojtës i Independiente Juniors, dhe disa orë më vonë Victor Charcopa Nazareno, i cili nuk ishte futbollist profesionist.

KOMUNIKATA E KLUBIT

Në një komunikatë, LDU Quito shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e Angulo: "Me dhimbje të thellë dhe trishtim, na vjen keq të njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë të dashur Marco Angulo. Ju shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të tij. Largimi i tij është një humbje e pariparueshme që do të lërë një shenjë të pandryshueshme në zemrat tona. U prehsh në paqe".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI