Flash

Rodri i hedh benzinë zjarrit: "Unë do kisha votuar Vinicius të 3-in për Topin e Artë"

Lapsi.al 12 November 2024
Rodri i hedh benzinë zjarrit: "Unë do kisha votuar Vinicius

Rodri ka folur përsëri për çmimin e Topit të Artë, duke shfrytëzuar mundësinë për të hedhur disa shigjetime ndaj Vinicius, për të cilin në Madrid pritej që të ishte fitues, por që përfundoi i dyti. "Në momentin e prezantimit të trofeut, gjysma e sallës po thërriste 'Vinicius, Vinicius'... megjithatë, pati respekt nga publiku, pasi kur unë u shpalla fitues, ata u ngritën në këmbë dhe më duartrokitën," ishin fjalët e mesfushorit të Manchester City për COPE.

Më pas, Rodri bën goditjen poshtë brezit: "Po të kisha votuar unë, do të kisha vënë Carvajal të dytin dhe Vinicius të tretin (sigurisht, duke zgjedhur veten si të parin, shënim i red.). Nuk më dhemb fakti që Real Madrid nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, ishte momenti im dhe e kam jetuar me familjen time. Nuk kam menduar aspak për ata që munguan".

Lexo më tej: Rodri fituesi i Topit të Artë: Vinicius e Bellingham e panë nga 'divani'

Rodri ka zbuluar më pas mungesën e kortezisë nga braziliani: "Vinicius nuk më ka uruar, por kjo nuk më ka munguar" dhe shtoi se "nuk do ta kisha bërë atë që bëri Real Madrid, duke mos u paraqitur në ceremoni". Mesfushori spanjoll mendon se e meriton Topin e Artë 2024: "Mendoja se mund ta kisha fituar vitin e kaluar pas sezonit të shkëlqyer me Manchester City (i cili kulmoi me fitoren e Ligës së Kampionëve, shënim i përkthyesit), por mendoj se kam bërë akoma më mirë sezonin e kaluar".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI