Flash

Shqiptari kthehet në trafikant njerëzish, organizon edhe kalimin për të afërmin e tij

Lapsi.al 12 November 2024
Shqiptari kthehet në trafikant njerëzish, organizon edhe kalimin

Tre persona që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se i pari, është një britanik nga Birmigham, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002. Pistiwan Jameel, 54 vjeç, kishte kontakte me bandat e kontrabandës së njerëzve me bazë në Francë dhe ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve.

Ndërsa një ndër klientët, ishte shqiptar Artan Halilaj, 39 vjeç. Gjithashtu oficerët e NCA-së, gjatë hetimeve, vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmingham më 1 shtator 2023. Sipas hetimeve, në këtë takim u bë një dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë ku Jameel shprehet: “Tre pasagjerët e mi janë të gjithë mirë për të shkuar, gjithçka në rregull”.

Siç raportohet Artan Halilaj në atë kohë jetonte në Southall pasi kishte mbërritur me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023. Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij përpunohej nga Home Office. Por autoritetet thonë se Halilaj po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator.

Ndërsa në celularin e tij, u gjet se ai kontaktonte me Jameel. Halilaj dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet. Jameel dhe Fiorentino u deklaruan fajtorë të dy, ndërsa Artani mohoi përfshirjen. Sot (e martë 12 nëntor 2024), ai u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor në Birmingham Crown Court. Po ashtu bëhet e ditur se dy shqiptarët dhe Pistiwan Jameel do të mësojnë dënimin e tyre ne tre dhjetor.

Të këshilluara

Beqaj largohet me pranga në duar nga Kuvendi

Ilir Beqaj ka qëndruar gjatë sot në Kryesinë e Kuvendit ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shënde...

20:07

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI