Flash

Berisha sulmon prap mediat: Të mbysim propagandën dhe censurën

Lapsi.al 13 November 2024
Berisha sulmon prap mediat: Të mbysim propagandën dhe censurën

Kryetari i PD Sali Berisha, u ka lënë detyrë drejtuesve të PD në qarqe që të regjistrojnë të gjitha takimet që organizojnë me qytetarët, për t’i postuar më pas në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se në këtë mënyrë do të përmbytet propaganda e qeverisë dhe censura që po i bëhet PD.

"Duke nisur nga nesër regjistroni çdo takim, ekspozojeni në rrjetet sociale, Facebook, Twitter, Instagram, dhe faqen e PD, pa përjashtim në të gjitha. Ju garantoj se në këtë rrugë ne do të përmbysim propagandën mashtruese të katër mediave të klonuara nga zyra e Edi Ramës dhe ERTV e tij.

Sot rrjetet sociale dhe portalet kanë meritën më të jashtëzakonshme të agjencisë së censurës dhe të nxjerrjes si Don Kishot të gjithë ata që mashtrojnë me lajme”, tha ai.

Berisha ka shtuar gjithashtu se duhet të përgatiten për mosbindje të zgjatura civile dhe protesta, ndërsa shtoi se pesha për këtë u bie pikërisht drejtuesve në qarqe.

Lexo më tej: Berisha: RTSH, TCH, KLAN, Vizion+ ju mashtrojnë, altoparlantë që i lëpihen qeverisë 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI