Flash

“Chory duhet mbajtur me dy vetë”: Ramadani zbulon frikën e tij kundër Çekisë

Lapsi.al 13 November 2024
“Chory duhet mbajtur me dy vetë”: Ramadani zbulon frikën e

“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Avantazhi jonë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në “Air Albania”, kjo është një shtysë e madhe për ne”. Ylber Ramadani, në konferencën për shtyp, vlerësoi të dy kundërshtarët e ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Nations League. Mesfushori nënvizoi se Kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja takimet.

Natyrisht, objektivi është ai i deklaruar edhe më parë, vendi i parë në grup: “Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por ne e dimë si ta menaxhojmë dhe e dimë si duhet të luajmë me Çekinë. Atje u mundëm nga duelet dhe topat e gjatë, por mendoj që këtu do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të futemi në fushë shumë seriozisht dhe ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur”.

Lexo më tej: “Para se të fle mendoj golin para tifozëve”: Tuci ka hesape për të larë me Çekinë

Çekia, në Pragë, nuk i lejoi kuqezinjve mundësinë për të luajtur lojën. Asfiksi në presing e topa të gjatë drejt Chory, që i bëri jetën të vështirë prapavijës së teknikut Sylvinho. “Sulmuesi i Çekisë është i gjatë dhe duhet ta mbulojnë dy veta. Ashtu e pësum golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre – gjykoi Ramadani -. Normalisht, të gjithë kemi ardhur që të marrim në të dyja ndeshjet rezultate pozitive. Do bëjmë maksimumin. Çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria nga ndeshja e parë me Çekinë? Mendoj që duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”, përfundoi mesfushori i Lecce.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI