Flash

Emigrantët në Shqipëri, Mattarella i përgjigjet Musk: S'kemi nevojë për recetat e tua

Lapsi.al 13 November 2024
Emigrantët në Shqipëri, Mattarella i përgjigjet Musk:

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i është përgjigjur miliarderit amerikan, Elton Musk i cili një ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin social “X” tha se gjyqtarët e Gjykatës së Romës duhet të largohen.

Ky reagim i Musk erdhi pasi Gjykata e Romës pezulloi marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët që pritet të strehohen në Kampin e Gjadrit, duke u pozicionuar në krah të Melonit.

Mattarella tha se Italia është një shtet demokratik i cili di të mbrohet vetë dhe është i pavarur në vendimarrje.

“Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “ajo di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”.

Çdokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e saj dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t'i dhënë Italisë receta", tha Sergio Mattarella.

Nuk kaloi shumë kohë kur manjati amerikan i teknologjisë reagoi sërish lidhur me faktin që aktualisht marrëveshja mes Romës dhe Tiranës është e ngrirë.

"Kjo është e papranueshme. A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendime?",-shkruan Musk në rrjetin social “X”.

Kundërpërgjigjen e Matarellës për Musk, mediat italiane thonë se e mbështeti dhe vetë kryeministrja Georgia Meloni.

“Ne gjithmonë dëgjojmë me shumë respekt fjalët e Presidentit të Republikës”. Kështu ka deklaruar kryeministrja Meloni pas deklaratës së Matarellës, raportojnë burime në Palazzo Chigi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI