Flash

Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së køkainës, 3 të arrestuar në Bolonja

Lapsi.al 13 November 2024
Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së køkainës, 3

Operacioni nisi tre ditë më parë në Treviso dhe u finalizua me tre të arrestuar. Fillimisht u kap në rrugë një prej shqiptarëve, kurse në banesë u gjetën dy 32-vjeçarët duke pastruar gjurmët e aktivitetit kriminal. Një prej tyre me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike.

Karabinierët e Trevisos, me mbështetjen e SIO të Batalionit të 4-të Mestre dhe Stacionit të Karabinierëve të Mogliano Veneto, përfunduan një operacion kundër trafikut të drogës.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e së hënës dhe u konfirmua nga autoritetet në median e vendit fqinj. Fillimisht ishte ndaluar një shtetas shqiptar në Bolonja. Në bazë të informacioneve të mbledhura, karabinierët “mësynë” në shtëpinë e tij në Preganziol, në “Via Vasco de Gama”.

Dy shqiptarë të tjerë, të moshës 32-vjeçare, janë kapur në befasi brenda ambienteve. Njëri prej të dyve ishte tashmë i njohur për policinë për precedentë të mëparshëm, të lidhur me trafikun e drogës. Në momentin e ndërhyrjes, të dyshuarit po tentonin të “pastronin” shtëpinë e bashkëpunëtorit të arrestuar.

Gjatë kontrollit personal, lokal dhe automjeteve, karabinierët gjetën mbi 20 mijë euro cash, të fshehura në një çantë shpine, rreth 350 gram kokainë të pastër, e ndarë në tre blloqe dhe e fshehur brenda një makine të parkuar pranë shtëpisë, shkruan "Giornale Nordest". U sekuestrua automjeti, droga, paratë dhe materiale të tjera të vlerësuara për hetimin. Dy të arrestuarit u transferuan në burgun e Trevisos.

Të këshilluara

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ato kanë masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. ...

07:07

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI