Flash

Ishte kundër luftës në Ukrainë/ Kuzhinieri rus gjendet i vdekur në Beograd

Lapsi.al 13 November 2024
Ishte kundër luftës në Ukrainë/ Kuzhinieri rus gjendet i

Kuzhinieri rus Aleksey Zimin, i cili drejtonte një restorant në qendër të Londrës dhe ishte kritik i luftës ruse në Ukrainë, është gjetur i vdekur në Beograd në moshën 53-vjeçare.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është njoftuar nga policia për vdekjen e Aleksej Zimin.

“Është urdhëruar autopsi me toksikologji për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, tha prokuroria për REL-in.

Vdekjen e Zimin e ka konfirmuar edhe restoranti i tij në Londër, Zima.

Zimin jetoi në Londër viteve të fundit dhe nuk pajtohej me politikën zyrtare të Rusisë.

Postimi i fundit i Ziminit në Instagram ishte i datës 4 nëntor, në të cilin ai njoftoi se më 7 nëntor do të përgatiste një darkë speciale në një klub në Beograd dhe do ta paraqiste projektin e publikuar së fundmi Anglomania - një vështrim personal mbi historinë kulturore të Britanisë së Madhe.

Ai drejtoi një emision gatimi në kanalin rus NTV, i cili u ndërpre pasi ai postoi mesazhe kundër luftës në mediat sociale kur Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

"Njëmbëdhjetë vjet. Gjatë 22 sezoneve televizive kam pasur një program të shtunën në mëngjes në prime time në NTV. Që nga maji s'është më... Nuk do të ketë episode të reja për shkak të qëndrimit kundër luftës të drejtuesit të tij. A jam penduar? Jo, më vjen keq që përfunduam duke marrë pjesë në luftë”, shkroi ai në Instagram asokohe.

Portali i pavarur rus Meduza e citoi gazetarit Mihail Fishman, i cili tha se Zimin ishte shumë më shumë se një kuzhinier dhe letrar i talentuar.

"Ai gatuante, këndonte, shkruante, fliste dhe mishëroi vetë jetën. I zgjuar, qesharak, i hareshëm. E njoh për rreth 30 vjet, ndoshta më shumë, dhe ndoshta nuk njoh shumë njerëz të tjerë si ai me të cilët ishte shumë e këndshme”, tha Fishman.

Në Londër, Zimin drejtonte restorantin rus Zima dhe botoi një revistë me të njëjtin emër.

Zimin qenë zëvendëskryeredaktor i revistës gastronomike Afisha, dhe kryeredaktor i Afisha Food.

Ai hapi disa restorante të famshme në Moskë dhe shkroi për gazetat Komersant dhe Vedomosti. Zimin u lind në Dubna në vitin 1971./REL

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI