Flash

Juventus pa mbrojtës, sezon i mbyllur edhe për Cabal: vetëm Skriniar nuk mjafton më

Lapsi.al 13 November 2024
Juventus pa mbrojtës, sezon i mbyllur edhe për Cabal: vetëm

Dëmtim i ligamentit të përparëm të gjurit të majtë: kjo është ajo që ka komunikuar stafi mjekësor i Kolumbisë tek Juventus, në lidhje me gjendjen e Cabal. Një verdikt, pra, për sezonin: i mbyllur. Lojtari do të kthehet në Torino dhe do të kryejë kontrolle të tjera mjekësore në JMedical: përveç një gabimi të jashtëzakonshëm, diagnoza nuk mund të kontestohet.

E tani, pas Bremer, për Thiago Motta vjen një tjetër mungesë e rëndë në mbrojtje që, të paktën deri në janar, nuk mund të mbushet: sipas organikës që ka në dispozicion, trajneri bardhezi ka në dispozicion vetëm Kalulu, Gatti, Cambiaso, Danilo, Savona dhe Rouhi (mund të shtojmë edhe spanjollin e vitit 2006, Gil Puche). Shumë pak për të përballuar një sezon të tërë me angazhime dhe befasi të papritura.

CILËT KA GIUNTOLI NË "RADARË"?

Në një muaj e gjysmë të ardhshëm, Motta duhet të shpresojë që gjithçka të shkojë siç duhet, dhe pastaj mund të mbështetet tek puna e drejtorit Cristiano Giuntoli, i cili patjetër do të fokusohet në janar në përforcimin e mbrojtjes, duke lënë mënjanë ose vënë në plan të dytë ndërhyrjet në sulm. Një objektiv i Juventus është i njohur prej kohësh: Milan Skriniar. Ish-lojtari i Inter, tani te PSG, do të largohet nga Parisi, ku prej kohësh është jashtë hierarkive të skuadrës. Po, edhe nëse tratativa për qendërmbrojtësin sllovak shkon mirë, problemi është se tani një vetëm një lojtar nuk mjafton më. Mes alternativave për Skriniar, është edhe Danso, sërish protagonist me Lens dhe Austrinë pas vizitave mjekësore që nuk i kaloi verën e kaluar me Romën.

Emrat e tjerë të përmendur gjatë këtyre ditëve janë ata të Dragusin (një ish, tani te Tottenham), Bijol (Udinese), Andersen (Fulham) dhe Tah, që është në skadencë kontrate me Bayer Leverkusen por më shumë në orbitën e Bayern Munchen. Pas dëmtimit të Cabal, janë rritur shanset për Kiwior (Arsenal) dhe gjithashtu ka pasur zëra për Hancko, gjithashtu sllovak si Skriniar, por ndryshe nga ai që është te PSG, është lider i Feyenoord. Pra, nëse do të jetë, do të jetë një negociatë shumë e komplikuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI