Flash

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës, arrestohet mësuesi 45-vjeçar

Lapsi.al 13 November 2024
Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës, arrestohet

Një rast i ngacmimit seksual është identifikuar në qytetin e Korçës. Një 45-vjeçar, B. D., me profesion mësues është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të moshës 14-vjeçare, nxënëse të shkollës ku ai ushtron profesionin e tij.

Sipas informacioneve të policisë, mësuesi 45-vjeçar i ka ngacmuar nxënëset 14-vjeçare nëprmjet aplikacionit "WhatsApp", teksa nuk bëhen me dije detaje të tjera apo deklaratat e dy të miturave. Ndërkohë, celularët e palëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale për të verifikuar më tej rastin.

"Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI