Flash

“Para se të fle mendoj golin para tifozëve”: Tuci ka hesape për të larë me Çekinë

Lapsi.al 13 November 2024
“Para se të fle mendoj golin para tifozëve”: Tuci ka

Kanë mbetur vetëm katër ditë nga sfida e parë e Kombëtares kundër Çekisë (16 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për Nations League. Sulmuesi Indrit Tuci në konferencën për media zbuloi si po shkojnë përgatitjet e kuqezinjve, ndërsa theksoi dëshirën për të shënuar në debutimin e tij përpar tifozëve në Arena Kombëtare. “Çdo ditë e mendoj. Para se të shkoj të fle, e mendoj golin dhe si mund ta shënoj. Objektivi im është që të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Goli është i mirëseardhur nëse vjen – tha Tuci, që pastaj shtoi -. Vetëm të luaj para tyre është ndjenjë e veçantë dhe shpresoj shumë që ta shënoj golin. Nuk ka rëndësi për mua. Nëse e shënon Ramadani, do jem dyfish më i lumtur”.

I grumbulluar për herë të dytë me Kombëtaren, Indrit Tuci vlerësoi çekët për lojën që bëjnë, ndërsa theksoi se kuqezinjtë po marrin masat e duhura për të dyja ndeshjet. “I njoh mirë sepse kanë një stil loje që edhe ne e pamë në ndeshjen e parë. Janë fizikë, luajnë me topa të gjatë, do të bëjmë ç’është e mundur që t’i ndalojmë dhe të jemi më luftëtarë në topat e dytë. Ata kanë një sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë dhe shpresoj që ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, t’i neutralizojmë, të bëjmë një ndeshje të njëjtë dhe të kënaqim tifozët”.

RIKUPERIMI I PLOTË E GOLAT KUQEZI

Sulmuesi tregoi se është në gjendje të mirë fizike, teksa tha se është gati për të dhënë maksimumin e tij nëse trajneri i beson minuta në ‘Air Albania’. “Besoj që jam gati. Kam bërë të gjitha testet dhe analizat dhe më kanë dalë mirë. Mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël, por s’do të thotë asgjë. Këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka”.

Lexo më tej: Mungesat dhe vonesat ndikojnë në përgatitjet e Shqipërisë: Sylvinho pret dy lojtarë

Kuqezinjtë nuk është se kanë impresionuar para portës në ndeshjet e Nations League, por Tuci e sheh në një tjetër këndvështrim këtë aspekt. “Nuk janë pak tre gola në 4 ndeshje. Po t’i shikojmë ekipet e tjera, kanë shënuar sa ne. Gjeorgjia ka bërë më mirë se ne. Ne kemi 6 pikë aq sa kanë edhe dy ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi sa gola shënon, nëse fiton ndeshjen 1-0, merr tre pikët dhe e ke kryer punën”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI