Flash

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 13 November 2024
Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ato kanë masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 2 deri 10°C
  • në zonat e ulëta 3 deri 20°C
  • në zonat bregdetare 8 deri 20°C.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI