Flash

Rimblidhet sot Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up

Lapsi.al 13 November 2024
Rimblidhet sot Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up

Ditën e sotme rreth orës 10:30 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimorit të Shëndetësisë, ku pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në fakt, ditën e djeshme, mbi 9 orë diskutime përfunduan me polemika dhe pa finalizim, ku dëshmia e Beqajt nuk u dha.

Që në nisje të mbledhjes, janë zhvilluar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak i debateve dhe dështimit të dëshmisë së Beqajt ishte dhe kërkesa e këtij të fundit për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me një prezantim vizual. Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. Nga ana tjetër mazhoranca tha se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point.

Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e hënë dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ato kanë masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. ...

07:07

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI