Flash

Rrëfimi i Elsa Lilës: Në burg më mbrojti një vajzë shqiptare!

Lapsi.al 13 November 2024
Rrëfimi i Elsa Lilës: Në burg më mbrojti një vajzë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, "Mirë se vini në Rebibbia".

Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste.

Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje.

Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti...

Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha...?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.

Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e "financieres së grupit".

Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

Të këshilluara

Chris Pratt, baba për herë të katërt

Katherine Schwarzenegger lindi fëmijën e tretë  të saj dhe bashkëshortit Chris Pratt më 8 nëntor. “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë lindjen e djalit tonë, F...

19:41

Denzel Washington: Do tërhiqem nga aktrimi

Denzel Washington zbuloi se planifikon të tërhiqet nga Hollivudi pas projekteve të aktrimit që ka në punë. “Nuk e di sa filma të tjerë do të bëj. Ndoshta jo ...

18:07

Megan Fox në pritje të ëmbël

Megan Fox është shtatzënë, duke pritur fëmijën e parë të saj dhe partnerit Machine Gun Kelly, pasi më parë kishin pësuar një abort. Fox njoftoi lajmin të hën...

16:53

Diddy kërkon sërish lirimin nga burgu

Avokatët e Sean "Diddy" Combs paraqitën një mocion të ri duke kërkuar lirimin me kusht për manjatin e muzikës, duke pretenduar se provat e reja duhet ta lejojnë...

19:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI