Flash

Atentati në Tiranë/ Policia jep detaje të reja për gjendjen e 52-vjeçarit

Lapsi.al 14 November 2024
Atentati në Tiranë/ Policia jep detaje të reja për gjendjen

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet ku një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të Fakultetit Ekonomik pranë Rrugës së Elbasanit.

“Rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi Eduart Reçi, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Policia është duke këqyrur vendin e ngjarjes si dhe kamerat e sigurisë në zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI