Flash

E veshur me të zeza, Edlira Çepani i rikthehet angazhimeve në punë

Lapsi.al 14 November 2024
E veshur me të zeza, Edlira Çepani i rikthehet angazhimeve në

"Përmbushjen e një misioni si amanet", kështu e ka quajtur Edlira Çepani rikthimin e saj në punë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja e njohur ka bërë me dije se është riktyer në punë dhe aktivitetet e saj.

Ajo ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj, teksa ndodhet në qytetin Chisinau të Moldavisë. Aktivistja tregon se ndodhet atje teksa ka zhvilluar një takim me të rinj nga Europa Lindore, me të cilët kanë trajtuar tema frymëzimi, për të gjetur forcën për të ecur përpara në mes të vështirësive dhe fatkeqësive.

“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë”, ka shkruar Çepani krahas fotove.

Gerti Bogdanit u nda nga jeta paraditen e 18 shtatorit teksa ndodhej në ambientet e Hotel “Rogner” në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, gati për të marrë pjesë një takim zyrtar. Fatkeqësisht, 44-vjeçari pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI