Flash

Ekzekutimi i biznesmenit, eksperti i sigurisë zbardh konfliktin

Lapsi.al 14 November 2024
Ekzekutimi i biznesmenit, eksperti i sigurisë zbardh konfliktin

Mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduard Reçi. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe humbi jetën disa orë më pas në spital, ku u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, duke komentuar ngjarjen e rëndë zbardhi edhe një detaj, sipas të cilit krimi mund të ketë lidhje me veprimtarinë e biznemendit në fushën e ndërtimit.

Softa tha se nga viktima ka pasur një denoncim në polici për të konflikt që ka pasur me një person për shkak të fushës ku operonte si biznesmen dhe kishte të bënte me pronat. 

“Ka pasur një denoncim në polici nga viktima lidhur me një konflikt që ka pasur me një tjetër person lidhur me pronësinë. Mendoj se po hetohet në pistën e veprimtarisë së tij si biznesmen, nuk besoj se ka lidhje kjo vrasje me punën që Reçi ka bërë shumë vite më parë si zyrtar i Shërbimit Sekret”, tha Softa në rubrikën “Çështja e Ditës” në News 24. 

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë burgut në Burrel

Një alarm për bombë është dhënë në Burrel. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, një pako është konstatuar pranë burgut të Burrelit dhe dyshohet se ka ...

12:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI