Flash

Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Beqajaj

Lapsi.al 14 November 2024
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën

Për të dytën ditë radhazi ish-ministri Ilir Beqaj, i arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën akuzë e proces për çështjen e sterilizimit, nuk mundi të dëshmonte dot në Komision, teksa u paraqit me pranga në duar, që i mbuloi me xhaketë. Mbledhja u mbyll në 02:20 të mëngjesit. Pritet të vendoset sot çfarë do të ndodhë më tej, pasi afati mbyllet në mesnatë. PD nuk pranon të pyetet Beqaj pa shtyrë afatin, kërkon edhe Ramën e Nushin

Ka dështuar pas 16 orësh pritjeje të tejzgjatur mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend.

Për të dytën ditë radhazi ish-ministri Ilir Beqaj, i arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën akuzë e proces për çështjen e sterilizimit, nuk mundi të dëshmonte dot në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up, teksa u paraqit me pranga në duar, që i mbuloi me xhaketë.

Mazhoranca ishte kundër, duke kërkuar pyetjen e Ilir Beqajt brenda afateve që ishin caktuar, duke refuzuar një shtyrje të dytë. Palët debatuan edhe mbi faktin e lejes që kishte Beqaj për të dëshmuar nga ana e Burgjeve.

PD refuzoi ta pyeste ish-ministrin pa u marr vendimi për shtyrje të afateve. Kujtojmë se afati i Komisionit mbyllet sot në mesnatë, teksa ka krijuar edhe një ngërç me dorëzimin e raportit për shkak të seancës plenare.

Gjithashtu mbetet i panjohur fakti nëse ish-ministri do të ketë leje edhe për të tretën ditë radhazi që të paraqitet për të dëshmuar në Komision.

Gjithashtu opozita refuzon që Beqaj të flasë sipas kërkesës së depozituar, me foto-dëshmi dhe me projektor demonstrimi të atyre ç’ka do thotë në Komision. Shkak dyshohet një arkiv-fotosh nga gjendja e spitaleve kur PS erdhi në pushtet më 2013 dhe që lindën nevojën për koncesionet në shëndetësi dhe shndërrimin e sistemit shëndetësor.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI