Flash

Kalon mesnata, Beqaj mbetet në Kuvend/ Deputeti: Njoftoni burgun të mos mbyllë derën

Lapsi.al 14 November 2024
Kalon mesnata, Beqaj mbetet në Kuvend/ Deputeti: Njoftoni burgun të

Ka kaluar mesnata, por anetarët e Komisionit Hetimor për Sterilizimin janë ende në Kuvend. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që të shtyhet afati i komisionit që skadon këtë të enjte dhe përpara tij të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Anëtarët e mazhorancës kërkojnë që fillimisht të dëshmojë ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ndërsa janë kundër thirrjes së Ramës dhe shtyrjes së komisionit.

Beqaj vijon të qëndrojë në një ambient tjetër të kryesisë së Kuvendit. KJo ka bërë që deputeti demokrat Saimir Koreshi të thotë me ironi në komision: "Ju lutem nkoftoni burgjet që të mos mbyllin derën se na mbeti Beqaj në Kuvend".    

Ndërsa kryetarja e komisionit Albana Vokshi u është drejtuar anëtarëve socialistë, duke u kërkuar të miratojnë një shtyrje të punimeve. Ajo u shpreh se komisioni nuk mund të mbyllet në këtë mënyrë dhe se nuk do të kishte kohë të mjaftueshme “edhe nëse dita do të kishte 72 orë”.

“Thirrini mendjes”, iu drejtua ajo socialistëve, duke shtuar se opozita u është lutur dhe ka kërkuar vazhdimisht të vazhdohen punimet. Ajo vijoi duke thënë se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është sjellë dy ditë me pranga dhe nuk është lejuar të flasë. “E latë dhe atë të shkretin atje, e sillni dy ditë me pranga dhe nuk e lini të flasë”, u shpreh Vokshi.

“Ça po bëni mo? Si mund të mbyllet kështu komisioni? Po nesër kur do zbardhen këto procesverbale, kur do i lexojmë, kur do shkruajmë raportin? Edhe të ketë dita 72 orë nuk na dalin orët se ka dhe seancë nesër. Thirrini mendjes të paktën tani në fund të ditës, duke ju kërkuar e duke ju lutur juve të vazhdojmë. E latë dhe atë të shkretin atje, e sillni dy ditë me pranga dhe nuk e lini të flasë”, tha Vokshi teksa u drejtohej socialistëve në sallën e komisionit. 

Për momentin mbledhja është e ndërprerë në një përpjekje për gjetjen e një dakordësie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI