Flash

Misteri i vrasjes së biznesmenit/ U qëllua me një armë jo të zakonshme

Lapsi.al 14 November 2024
Misteri i vrasjes së biznesmenit/ U qëllua me një armë jo

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë ku mbeti i vdekur biznesmeni Eduart Reçi. Në momentin që familjarët e kanë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 52-vjeçarin kanë njoftuar policinë. Salla operative është njoftuar për një person të gjakosur dhe jo për vrasje. 

Pasi i është hapur telefoni, Eduart Reçi nuk rezulton të jetë telefonuar dhe as nuk ka shkëmbyer mesazhe me ndokënd para se të ndodhte ngjarja. Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur vetëm momentin kur 52-vjeçari bie në tokë i kthyer me fytyrë nga rruga kryesore. Plumbi e ka kapur në pjesën e djathtë të fytyrës. Qitja ka qenë një zhurmë e mbytur.

Sipas Drejtorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ervin Hodaj, hetuesit janë angazhuar maksimalisht në zbardhjen e kësaj vrasjeje. Ai tha se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël, por jo ndonjë gëzhojë. Ai theksoi se 52 vjeçari mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme.

“Ditën e djeshme rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të momentit kur ndodhi ngjarja.

Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm. Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…

Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 m, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur” - tha Hodaj në emisionin "Opinion".

Hodaj shtoi se viktima nuk ka asnjë rekord kriminal. “Nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Jemi në orët e para të zbardhjes së ngjarjes. Po trajtohen të gjitha pistat, nuk përjashtojmë asnjë! S’ka asnjë rekord kriminal në arkivat tona”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI