Flash

“Serbia, të ardhme pa Kosovën”, Vuçiç- Clarkut: A mendon njësoj për Ukrainën?

Lapsi.al 14 November 2024
“Serbia, të ardhme pa Kosovën”, Vuçiç-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së ish-gjeneralit të NATO-s për Europën, Wesley Clark, se Serbia duhet të shkojë drejt së ardhmes pa Kosovën.

Vuçiç u pyet nga gazetarët në Budapest lidhur me komentet e Clark, i cili një ditë më herët u shpreh krenar për operacionin që udhëhoqi, e që pasoi me paqen në Kosovë.

Ai replikoi nëse Clark do të kishte të njëjtin mendim nëse do të bëhej fjalë për Ukrainën, për të cilën, siç tha, aplikohen rregulla të ndryshme:

“Wesley Clark është krenar për atë që ka bërë, por njerëzit në Serbi janë të indinjuar nga ajo që ka bërë.

Nuk e shoh se si reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende, në kundërshtim me rregullat e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit, sulmuan një vend të vogël.

Ne mendojmë se duhet të zbatohen të njëjtat rregulla, prandaj ne mbështesim integritetin e Serbisë, si dhe integritetin e Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së”.

Vuçiç i bëri këto deklarata në Budapest, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Victor Orban. Dy vendet nënshkruan disa marrëveshje, ndërsa Vuçiç tha se marrëdhëniet mes tyre nuk kishin qenë kurrë më të forta.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI