Flash

Skandal i ri, karriera e arbitrit në rrezik: Coote duket sikur thith pluhur të bardhë

Lapsi.al 14 November 2024
Skandal i ri, karriera e arbitrit në rrezik: Coote duket sikur thith pluhur
Probleme të tjera dhe karriera në rrezik për David Coote. Arbitri anglez, i pezulluar disa ditë më parë pas një videoje nga e kaluara në të cilën ofendonte trajnerin e atëhershëm të Liverpool, Jurgen Klopp, është përfshirë sërish në qendër të polemikave. The Sun ka publikuar një video, ku duket të jetë Coote duke thithur një pluhur të bardhë gjatë Euro 2024. Në pamje, Coote shihet teksa rrotullon një kartëmonedhë për të thithur një substancë që duket si kokainë, në një dhomë hoteli të rezervuar nga UEFA. Sipas mediave britanike, videoja është filmuar ditën pas çerekfinales mes Francës dhe Portugalisë, ndeshje në të cilën arbitri 42-vjeçar ishte pjesë e VAR-it. PGMOL, organi përgjegjës për arbitrimin në futbollin profesionist anglez, ka hapur tashmë një hetim mbi disa video që kanë qarkulluar ditët e fundit, në të cilat Coote ofendon rëndë ish-teknikun e Reds Klopp. Në ato video, Coote e quajti atë një "gjerman të poshtër dhe një arrogant të fëlliqur". Videoja problematike mund të jetë filmuar pas një barazimi të diskutueshëm 1-1 mes Liverpool dhe Burnley në vitin 2020, kur në fund të ndeshjes Andy Robertson u ankua shumë për drejtimin e lojës nga Coote, i cili përmend disa episode: "I dhashë atyre një mësim të mirë kur i arbitrova kundër Burnley gjatë karantinës. Klopp më akuzoi për gënjeshtra, është një k*qe".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI