Flash

Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë në SPAK, ish-deputeti mohon akuzat

Lapsi.al 15 November 2024
Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë në SPAK,

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është marrë ditën e sotme në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dëshmia e Çyrbjes, e cila ka përfunduar vetëm pak momente më parë.

Ajo tregoi se në dëshminë e tij para SPAK, Çyrbja është pyetur lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë korrupsionin në zgjedhje, zbulimin e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e autorëve të krimeve. Sipas hetimeve të prokurorisë, Çyrbja është akuzuar për ndikimin e mundshëm të botës së krimit në fushatën zgjedhore, duke i siguruar një vend të sigurt në listat e Partisë Socialiste për deputet.

Komunikimet në platformën e sigurt SKY ECC sugjerojnë se persona të lidhur me krimin kanë luajtur një rol në përzgjedhjen e Çyrbjes, për ta futur në listat e PS për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Çyrbja ka mohuar akuzat para prokurorëve dhe ka pretenduar se ka sqaruar çdo episod për të cilin prokuroria e akuzon. Sipas SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurt të PS-së përmes ndikimeve të krimit të organizuar, dhe më pas ka favorizuar Altin Hajrin – një person i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku. Ky favorizim ka pasur për qëllim shmangien e ndjekjeve nga autoritetet dhe mbështetje për ata që ishin në kërkim.

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Kës...

15:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI