Flash

Meta reagon nga burgu: Si Rama e shtiu në dorë drejtësinë e re

Lapsi.al 15 November 2024
Meta reagon nga burgu: Si Rama e shtiu në dorë drejtësinë e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të gjatë në llogarinë në "Facebook". Ai bën akuza të shumta ndaj sistemit të drejtësisë që e quan “Ramaformë” që kreu i qeverisë e vuri në dorë nëpërmjet një grushti shteti.

Ai thotë se si kryetar kuvendi ra dakord për Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të ekzaminohej dhe certifikohej nga Komisioni i Venecias.

“Unë si Kryetar i Kuvendit ndërpreva seancën plenare dhe i thirra të dy ambasadorët që ishin në lozhë (të SHBA dhe BE), si edhe Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për t’u takuar për të kuptuar se kush po prishte konsensusin. Dihet se i vetmi që nuk erdhi ishte Edi Rama pasi ai qëndronte pas gjithë kësaj intrige, që synonte kapjen e sistemit të drejtësisë direkt përmes ndryshimeve kushtetuese, gjë që nuk e arriti dot atëherë, ndaj u votua me 140 vota” – shkruan Meta.

Më pas i thotë se Rama fillimisht mori Prokurorin e Përgjithshëm duke zgjedhur Arta Marku, me anë të saj kapi KLP-në dhe kështu edhe emërimet në SPAK. Për këtë bën përgjegjëse edhe opozitën e Lulzim Bashws.

“Opozita jo vetëm që nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar skenarin e lexueshëm të Ramës për kapjen e Prokurorisë por edhe pasi hodhi shkashka tymuese në sallën e Kuvendit kur u zgjodh Arta Marku me 69 vota, nuk u ankua në Gjykatën Kushtetuese edhe pse ajo ishte ende funksionale dhe shkelja e Kushtetutës ishte shumë flagrante” - shkruan Meta.

“Përmes kësaj zgjedhje antikushtetuese u kap Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) duke përdorur emërimet arbitrare dhe politike të Arta Markut. Dhe natyrisht edhe SPAK-u që kemi sot është produkt i këtyre akteve antikushtetuese e politizuese në ekstrem, përveç procesit të vetting-ut, që dihet botërisht se ishte dhe mbetet i kontrolluar nga Qeveria e personalisht nga Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aferat e paligjshme (inceneratorët, PPP-të, ligjet me porosi) të miratuara nga Qeveria” – shkruan Meta në komentin e tij.

“Djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi kapjen totale jo vetëm të drejtësisë, por edhe të gjithë institucioneve të tjera të pavarura në vend. Ndaj për të gjithë ata që përrallisin se mirë t’i bëhet Ilir Metës se vetë e votoi Reformën, përgjigjja ime është se jam krenar që kam kundërshtuar në çdo moment këtë grusht shteti që ndodhi në vendin tonë dhe këtë betejë do ta vazhdoj deri në çmontimin e tij” – citohet Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI