Flash

Sërish protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit në stacionin hekurudhor

Lapsi.al 15 November 2024
Sërish protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit në

Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan të premten trafikun dhe qëndruan në heshtje për 14 minuta për të përkujtuar viktimat e një incidenti në një stacion hekurudhor dy javë më parë. Ata gjithashtu kërkuan që të mbahej përgjegjësi për tragjedinë.

Dhjetëra aktivistë bllokuan një udhëkryq para stacionit hekurudhor qendror të qytetit, ku më 1 nëntor çatia e jashtme e tij u shemb papritur, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Shumë vetë në Serbi thanë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit masiv, që sipas tyre kishte shkaktuar zvarritjen e rinovimit të ndërtesës së stacionit.

Struktura 60-vjeçare u rinovua dy herë në vitet e fundit dhe u përurua nga zyrtarët më të lartë serbë.

Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit të qeverisë serbe ka paraqitur dorëheqjen. Megjithatë nuk ka pasur asnjë arrestim për rastin. Kritikët akuzojnë autoritetet populiste se po përpiqen të shmangin përgjegjësinë.

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në protesta si në Novi Sad ashtu edhe në Beograd gjatë dy javëve të fundit.

Shumë në Serbi nuk kanë besim se do të ketë ndëshkime për tragjedinë, sepse qeveria populiste ka kontroll të fortë si mbi policinë ashtu edhe tek gjyqësori.

Ligjvënësit e opozitës në Beograd iu bashkuan gjithashtu të premten protestës së heshtur duke bllokuar trafikun për 14 minuta para ndërtesës së parlamentit në kryeqytet.

Një vajzë 6-vjeçare ishte mes të vrarëve nga shembja e çatisë. Tre të plagosurit kanë humbur gjymtyrë dhe janë në rrezik për jetën./VOA

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI