Flash

Trump padit mediat amerikane, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

Lapsi.al 15 November 2024
Trump padit mediat amerikane, kërkon 10 miliardë dollarë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikanë. Trump në fjalimin e fitores është shprehur se mediat janë kampi i armikut dhe tanimë po i ndjek çështjet në rrugë ligjore. Gjithashtu avokati i tij Edward Andrew Paltzik disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, i dërgoi një letër New York Times-it dhe Penguin Random House, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për artikuj që kritikonin Trump.

Gjithashtu, pretendohet se New York Times kishte vepruar si një zë i partisë Demokratike, duke u angazhuar në një fushatë shpifjeje industriale kundër kundërshtarëve politikë. Por jo vetëm kaq, në letrën e tij bëhej me dije se New York Times kishte për qëllim të dëmtonte imazhin e markës “botërore” të Trump, përfshirë bizneset e tij në pasuri të paluajtshme dhe të dëmtonte figurën e tij si kandidat për president.

Përveç New York Time-s, në valën e akuzave është edhe Daily Beast. Në fillim të nëntorit, bashkëkryetari i fushatës së Trump, Chris LaCivita, i dërgoi një letër lidhur me një korrigjim të një artikulli që raportonte se LaCivita kishte mbledhur 22 milionë dollarë për fushatën e Trump. Por për ekipin e Trump, korrigjimi nga Daily Beast nuk e pastronte mjaftueshëm emrin e LaCivita nga akuza për abuzim me fondet e fushatës.

Në radhën e të akuzuarve është edhe CBS, gjatë intervistës të 7 Tetorit me zëvendëskryeministren Kamala Harris. Padia pretendonte se intervista ishte edituar për të ndërhyrë në zgjedhje dhe akuzon CBS për veprime shpifëse dhe mashtruese në mbështetje të fushatës së Harris. CBS ka reaguar duke mohuar akuzat dhe e ka quajtur padinë pa bazë. Trump ka paraqitur një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër Washington Post, me akuzën e dhënieve të kontributeve të paligjshme në natyrë për fushatën e Harris.

Washington Post ka mohuar gjithashtu akuzat duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe pa meritë. Reagim ka patur gjithashtu edhe nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili ka theksuar se sulmet e Trump ndaj medias janë një rrezik i drejtpërdrejtë për lirinë e shtypit brenda dhe jashtë SHBA-ve. Me ardhjen e Trump në pushtet, mbetet të shihet qasja e tij në raport me median ku problematike pritet të jetë e ardhmja e lirisë së mediave amerikane.

Të këshilluara

Rutte: Trump nuk mund të bëjë pa NATO-n

NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje të trupave të aleancës ver...

16:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI