Flash

Biden firmos: Ukraina mund të përdorë armët tona me rreze të gjatë brenda Rusisë

Lapsi.al 17 November 2024
Biden firmos: Ukraina mund të përdorë armët tona me rreze

Lufta në Ukrainë shënon një tjetër ngjarje të rëndësishme. Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden do të lejojë Kievin të përdorë armët e dërguara nga SHBA për të goditur thellë në territorin rus. Lajmi është publikuar nga agjencitë më të mëdha amerikane Reuters, New York Times dhe Associated Press që cituan burime në dijeni të kësaj çështjeje dhe duke e konsideruar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, thanë burimet, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar ende të komentojë lajmin.

Lëvizja e Shteteve të Bashkuara dy muaj përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, vjen pas kërkesave disamujore të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj.

Ndryshimi vjen pas vendosjes së trupave tokësore të Koresë së Veriut nga Rusia për të plotësuar forcat e veta, një zhvillim që ka shkaktuar alarm në Uashington dhe Kiev. Sulmet e para përtej kufirit rus ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketa ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje (306 km), sipas burimeve.

Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur skepticizëm se lejimi i sulmeve me rreze të gjatë do të ndryshojë trajektoren e përgjithshme të luftës, vendimi mund të ndihmojë Ukrainën në një moment kur forcat ruse po bëjnë përparim dhe ndoshta kjo do ta vendosë Kievin në një pozicion më të mirë negociues kur edhe nëse ndodh që të nisin bisedimet për armëpushim.

Nuk është e qartë nëse Trump do të ndryshojë vendimin e Biden kur të marrë detyrën. Trump ka kritikuar prej kohësh shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe është zotuar të përfundojë shpejt luftën, pa shpjeguar se si.

Megjithatë, disa republikanë të Kongresit i kanë kërkuar Biden që të ndryshojë rregullat se si Ukraina mund të përdorë armët e ofruara nga SHBA. Rusia ka paralajmëruar se nëse lehtësohen kufizimet në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina do të ishte një përshkallëzim i madh i konfliktit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Socialdemokratët kërkojnë largimin e Scholz

Ligjvënësit nga Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD) kanë folur për herë të parë në një takim të brendshëm në favor të kandidimit në zgjedhjet e shkurti...

22:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI