Flash

Makina bie në kanal në Konispol, 33-vjeçari gjendet i vdèkur brenda

Lapsi.al 17 November 2024
Makina bie në kanal në Konispol, 33-vjeçari gjendet i

Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës. 

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

Të këshilluara

SPAK dërgon për gjykim Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka paraqitur më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bll...

12:36

Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e t...

10:18

Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë

Ndërron jetë pas një sëmundjeje të rëndë anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit ...

10:44

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI