Flash

Berisha për takimin në Londër: Kemi paguar 25 herë më pak se Ediskobari për sallën

Lapsi.al 18 November 2024
Berisha për takimin në Londër: Kemi paguar 25 herë më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur folur në konferencën e sotme edhe për takimin e djeshëm të PD me shqiptarët në Londër.

"Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje ata qindra e qindra bashkëatdhetarë tanë në Britaninë e Madhe, në Londër, për takimin e djeshëm, një takim me një pjesëmarrje masive, me një entuziazëm të papërmbajtur, me një diskutim të hapur. Mirënjohjen më të thellë secilit prej tyre, i pranishëm në atë sallë. Ndjesën më të madhe të gjithë atyre qindra e qindra që nuk gjetën vend në sallë, se salla duhej të ishte edhe dy herë më e madhe që t’i merrte të githë.

Por edhe mirëkuptimin e tyre, se ne ndjekim standarde të tjera në takimet tona. Salla që dega e PD kishte kontraktuar, kushtonte gjithsej 750 paund. Pra, kushtonte 25 herë më pak se sa salla që Ediskobari ka kontraktuar. Dhe përsëri ne do ruajmë këto standarde. Këto standarde u provuan fitimtare.

1.6 miliardë dollarë u shpenzuan në fushatën e zonjës Kamala Harris. Imagjinoni ju, me të gjithë lustrën e Hollivudit dhe këngëtarëve më të mëdhenj të atij vendi, lumë milionash, miliardash, por fitoi jo luksi, salltanetet dhe korrupsioni. U ndala këtu për të ftuar çdo qytetar, të mbani shënim këto shpenzime të shfrenuara të Edi Ramës se që të gjitha direkt apo indirekt janë vjedhje të taksave ose pasurive tuaja. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme bashkatdhetarëve tanë dhe ftesa ime: me guxim, ta presin me vezë e domate Edi Ramën kudo që të vërë këmbën, jashtë vendit dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Armiku është armiku dhe nuk duhet hezituar për të shprehur zemërimin ndaj tij.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI