Flash

Hyri për të grabitur shtëpinë e një 66-vjeçari, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 18 November 2024
Hyri për të grabitur shtëpinë e një 66-vjeçari,

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar për grabitje në një shtëpi në zonën e Oreokastros, në Selanik. Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në shtëpinë e një shtetasi 66-vjeçar, por është vënë re nga pronari, i cili e ka ndjekur dhe e ka bllokuar, si pasojë është arrestuar nga drejtuesit e punonjësve të policisë.

Bëhet e ditur se gjatë arratisjes ai ka arritur të godasë 66-vjeçarin në trup me një send metalik, ndërsa pas arrestimi i janë gjetur dhe konfiskuar nga policia një çelës makine, një orë dore dhe 200 euro cash, të cilat i kishte vjedhur nga shtëpia. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se vula e hyrjes në pasaportën e tij ishte false dhe ai banonte ilegalisht në vend.

Po ashtu, shqiptari ka rezultuar se nga data 6-10 tetor të këtij viti, ka kryer pesë vjedhje të tjera të banesave në të njëjtën zonë, nga të cilat ka marrë një shumë totale prej 550 euro, mjete të ndryshme dhe sende personale, si dhe katër makina, dy prej të cilave u gjetën dhe iu kthyen viktimave.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI