Flash

Jasir Asani humb ndeshjen me Ukrainën: lojtari luajti i dëmtuar edhe me Çekinë

Lapsi.al 18 November 2024
Jasir Asani humb ndeshjen me Ukrainën: lojtari luajti i dëmtuar edhe
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Problemi i vetëm për teknikun Sylvinho është se Jasir Asani nuk do të jetë. Anësori ka dalë nga fusha i dëmtuar në pjesën e parë kundër Çekisë dhe nuk mund të rikuperohet për ndeshjen përcaktuese për fatet e renditjes në grup. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesi Jasir Asani i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Çekisë. Rezulatet nuk e kanë bindur stafin mjekësor për ti dhënë anësorit lejen për të zbritur në fushë për takimin ndaj Ukrainës. Sipas asaj që mësohet, Asani kishte shtrënguar dhëmbët për të qenë në fushë kundër çekëve, se ishte i dëmtuar që në fillim. Një demostrim lidhje me fanellën kuqezi të numrit 9, që edhe kundër Ukrainës do të dëshironte të ishte në fushë. Lexo më tej: Video/Traversa shpëton Shqipërinë: 0-0 me çekët, gjithçka vendoset në sfidën e fundit Skuadra zhvilloi ndërkohë dje një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën titullar bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi. Kombëtarja do të mbyllë sot përgatitjet për duelin e fundit ndaj Ukrainës. Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:45. Stërvitja zyrtare në orën 16:30 dhe 15 minutat e para do të jetë e hapur për median.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI