Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Jonathan Majors fejohet me aktoren

Lapsi.al 18 November 2024
Jonathan Majors fejohet me aktoren

Aktori Jonathan Majors, i cili u shpall fajtor vitin e kaluar për sulm ndaj ish-it të tij, njoftoi fejesën me Meagan Good në Ebony Power 100 Gala të dielën në mbrëmje.

Teksa çifti pozonte për fotot në tapetin e kuq, Good tregoi unazën e saj diamanti nga i fejuari i saj. Aktorja shpjegoi për E! News pse ata zgjodhën të ndajnë momentin me publikun në këtë ngjarje. “Ebony Power 100 është ngjarja në të cilën u takuam,” kujton ajo.

Kur dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2022, Majors ishte në një romancë dashurie me Grace Jabbari. Në mars 2023,aktori  i "Da 5 Bloods" u arrestua për një sulm të dyshuar ndaj balerinës.

Majors vazhdoi me Good në mes të betejës së tij ligjore, me çiftin që e bënë publike romancën e tyre në maj 2023. Aktorja e  "Stomp the Yard" tregoi mbështetje për partnerin e saj në seanca të shumta gjyqësore që çuan në dënimin e tij. Në dhjetor 2023, Jonathan u shpall fajtor për sulm në shkallën e tretë dhe ngacmim.

Më pas ai u dënua me një program 52-javor të ndërhyrjes ndaj dhunës në familje, ndërsa ish-it iu dha një urdhër mbrojtjeje.

Kur Majors theu heshtjen e tij për vendimin në një intervistë në janar të ABC News, ai e quajti atë "shumë të vështirë dhe konfuze". Jabbari që atëherë e ka akuzuar atë për mbytje dhe shpifje të saj në një padi  të ngritur në mars.

 

Të këshilluara

Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,”  nga Sean “Diddy” Combs. Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ...

10:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI