Flash

SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave koreano-veriore

Lapsi.al 18 November 2024
SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se është Rusia ajo që po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë duke angazhuar trupa të Koresë së Veriut, pasi Kremlini paralajmëroi se Uashingtoni do të thellonte përfshirjen në luftë duke lejuar forcat e Kievit të godasin në thellësi të Rusisë me armë amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller nuk pranoi të konfirmonte në një konferencë shtypi se administrata në largim e presidentit Joe Biden ka vendosur të lejojë sulme të tilla, por përsëriti se SHBA "do t’i përshtasë gjithmonë aftësitë që i ofron Ukrainës në përputhje me përcaktimin që ajo i bën situatës”.

Agjencia Reuters njoftoi të dielën se administrata e zotit Biden ka vendosur të lejojë Ukrainën të kryejë sulmet me rreze të gjatë veprimi dhe zyrtarët amerikanë që folën në kushte anonimiteti, thanë se kjo ishte një përgjigje ndaj pranisë së trupave të Koresë së Veriut në konflikt.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se administrata në ikje po i hidhte benzinë zjarrit dhe po përpiqej të përshkallëzonte konfliktin në Ukrainë.

"Ka qenë Rusia ajo që e ka përshkallëzuar konfliktin herë pas here," tha zoti Miller, duke përmendur 11,000 trupat e Koresë së Veriut që SHBA thotë se janë vendosur dhe janë përballur me forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

"Ky është një përshkallëzim i madh nga Rusia që sjell një ushtri aziatike në një konflikt brenda Evropës," tha zoti Miller, duke shtuar se përgjigja e SHBA-së do të jetë e fortë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e përshtatshme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj, përfshirë veprimet e saj përshkallëzuese, dhe për të mbajtur përgjegjëse Korenë e Veriut për veprimet e saj shkallëzuese”./VOA

Të këshilluara

Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se ...

21:56

Socialdemokratët kërkojnë largimin e Scholz

Ligjvënësit nga Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD) kanë folur për herë të parë në një takim të brendshëm në favor të kandidimit në zgjedhjet e shkurti...

22:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI