Flash

Thirrja absurde e Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit tek "Fan Noli"

Lapsi.al 18 November 2024
Thirrja absurde e Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së

Ministria e Arsimit dhe Sportit doli me një deklaratë ngushëlluese për familjarët e 14-vjeçarit që humbi jetën sot në shkollën Fan Noli, nxitëse për policinë që të zbardhte ngjarjen, apologjike për vetveten për pamundësinë për të shmangur ngjarjen, por edhe por edhe me një thirrje përmbyllëse absurde.

Ministria e Arsimit kujton të gjitha palët, nga prindërit te mësuesit, nga policët tek komuniteti përqark shkollave, të qëndrojnë aktive për të parandaluar ngjarje të tilla.

"Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen" - thuhet mes të tjerash në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Ky paragraf përmbyllës i deklaratës që kujton komunitetin se duhet të ketë rol aktiv në parandalimin e ngjarjeve të tilla është absurd. Ndërsa roli i komunitetit në parandalimin e ngjarjeve të tilla është i shpeshherë i pazëvendësueshëm, nuk i takon Ministrisë së Arsimit të kërkojë shpëtim në kalimtarë rastësorë.

Përgjegjësia është tek ky institucion dhe Ministra e Brendshme, të cilat jo vetëm duhet të garantojnë sigurinë në shkolla, por si për ta rënduar më keq pozicionin e tyre, ministrat përkatës në fillim të këtij viti shkollor zhvilluan një tur ku propagandonin sigurinë e shtuar në shkolla. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Skena shokuese në Tiranë/ Nxënësi i vrarë në hyrje të shkollës Fan Noli 

Të këshilluara

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje ng...

13:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI