Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Zayn Malik shtyn datat e turneut: Rrethana të paparashikuara

Lapsi.al 18 November 2024
Zayn Malik shtyn datat e turneut: Rrethana të paparashikuara

Zayn Malik bëri një ndryshim në disa nga datat e turneut të tij evropian.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, shfaqja e Zayn 'Stairway to the Sky' në Edinburg, e planifikuar fillimisht për në 20 nëntor, është riplanifikuar për në 8 dhjetor," ndau këngëtari 31-vjeçar përmes Instagram Story të enjten, 14 nëntor. Dhe shfaqja e Edinburgut e planifikuar fillimisht për 21 nëntor është riplanifikuar për në 9 dhjetor. Malik nuk ofroi ndonjë detaj të mëtejshëm se pse ai i zhvendosi datat e turneut.

Muajin e kaluar, këngëtari i "Pillowtalk" shtyu të gjithë pjesën e turneut të tij në SHBA në Stairway to the Sky pas vdekjes së ish shokut të grupit të One Direction, Liam Payne.

"Duke pasur parasysh humbjen e përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin për të shtyrë 'Stairway to the Sky Tour në SHBA," ndau ai në një deklaratë më 19 tetor. "Datat po ricaktohen për janar dhe unë do të postoj  ato sapo të jetë vendosur në ditët në vijim. Biletat tuaja mbeten të vlefshme për datat e reja. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin.”

Payne vdiq në moshën 31-vjeçare më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni në hotelin CasaSur Palermo në Argjentinë. Pas një hetimi, vdekja e tij nuk cilësohet si vetëvrasje.

“Liam, e kam kapur veten duke menduar shumë për ty, duke shpresuar se po më dëgjon. Nuk rri dot pa menduar në mënyrë egoiste se ka pasur kaq shumë biseda që duhet të bënim në jetën tonë. Nuk të kam falenderuar kurrë që më ke mbështetur në disa nga periudhat më të vështira të jetës sime”, shkruan ai në mesazh. Malik zbuloi se Payne ishte “më i ndjeshëm se unë”, një tipar për të cilin ai “fshehurazi” e respektonte.

“Kam humbur një vëlla dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për të të thënë lamtumirë siç duhet dhe të të them që të kam dashur dhe të respektoja shumë,” përfundoi ai

 

Të këshilluara

Jonathan Majors fejohet me aktoren

Aktori Jonathan Majors, i cili u shpall fajtor vitin e kaluar për sulm ndaj ish-it të tij, njoftoi fejesën me Meagan Good në Ebony Power 100 Gala të dielën në m...

16:55

Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,”  nga Sean “Diddy” Combs. Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ...

10:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI