Flash

Autoritetet iraniane zbulojnë ç’ndodhi me vajzën që u zhvesh në Teheran

Lapsi.al 19 November 2024
Autoritetet iraniane zbulojnë ç’ndodhi me vajzën që

Vajza iraniane që u zhvesh me të brendshme si protestë kundër hixhabit në një universitet në Teheran duket se nuk do të ketë pasoja ligjore. Të paktën këtë thonë autoritetet iraniane. Videoja e saj u bë virale në mediat sociale. E identifikuar si Ahoo Daryaei ajo u zhvesh në një kampus universitar përpara se të arrestohej me forcë.

Një zëdhënës i gjykatave iraniane tha se gruaja ishte trajtuar në spital dhe ishte kthyer te familja e saj. Burgimi i saj tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Amnesty International kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm dhe pa kushte.

“Duke pasur parasysh se ajo u dërgua në spital dhe u konstatua se ishte e sëmurë, ajo iu dorëzua familjes së saj... dhe kundër saj nuk është ngritur asnjë proces gjyqësor”, - tha zëdhënësi i gjyqësorit Asghar Jahangir.

Një organizatë e lëvizjes studentore publikoi fillimisht videon e arrestimit, duke raportuar se Daryaei pati një përplasje me agjentët e sigurimit për mos-mbajtjen e shamisë, gjë që çoi në zhveshjen e saj gjatë incidentit. Autoritetet iraniane në atë kohë thanë se Daryaei ishte "e sëmurë" dhe ishte dërguar në një repart psikiatrik.

Nuk është hera e parë që autoritetet iraniane e cilësojnë një grua që proteston ndaj ligjeve të detyrueshme të hixhabit me një sëmundje mendore. Pas arrestimit të Daryaei, aktivistët iranianë në Teheran e dënuan atë që ata thanë se ishte një model i diagnostikimit të aktivisteve të së drejtës së grave.

Një grua, e cila u largua nga Irani për në Kanada në vitin 2018, tha se familja e saj ishte nën presion nga regjimi iranian për ta deklaruar atë të sëmurë mendore.

LEXO EDHE: E vërteta e historisë së studentes iraniane që u zhvesh në Teheran

“Familja ime nuk e bëri këtë, por shumë familje nën presion e bëjnë, duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur të dashurit e tyre. Kjo është mënyra se si Republika Islamike përpiqet të diskreditojë gratë, duke vënë në pikëpyetje shëndetin e tyre mendor”, - tha Azam Jangravi, e cila u arratis pasi u dënua me 3 vjet burg për heqjen e shamisë gjatë një proteste.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 u bë e detyrueshme për gratë në Iran që të mbulonin flokët dhe të visheshin në mënyrë modeste. Dy vjet më parë, gruaja kurde Mahsa Amini vdiq në paraburgim nga policia pasi u ndalua për mungesë të hixhabit “si duhet”. Më shumë se 500 njerëz thuhet se u vranë gjatë muajve të protestave mbarëkombëtare që shpërthyen pas vdekjes së saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sholz zbardh bisedën telefonike me Putin

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka mbrojtur vendimin e tij për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin të premten, duke u thënë gazetarëve se "ishte dhe është...

17:33

Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se ...

21:56

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI