Flash

Avokati i Metës: Nuk i kemi humbur shpresat tek gjyqtarët

Lapsi.al 19 November 2024
Avokati i Metës: Nuk i kemi humbur shpresat tek gjyqtarët

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot masat e sigurisë për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi. Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Metën dhe në “detyrim paraqitje” Kryemadhin.

Pas këtij vendimi, ka reaguar për mediat avokati i Metës dhe Kryemadhit, Genc Gjokutaj. Ai tha se vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Gjokutaj shtoi se nuk i ka humbur shpresat, duke thënë se këta gjyqtarë do të nisin të dëgjojnë. Ai paralajmëroi se pas ndjekjes së rastit në shkallët e gjyqësorit shqiptar, nëse është e nevojshme, do e ndjekin atë edhe në gjykatën ndërkombëtare.

"Kërkuam revokimin e masave të sigurisë. Gjykata e Apelit është si GJKKO në mos më keq. Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është “sorosifikuar”. Z Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat. Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë opozita në burg dhe këta “korrin suksese çdo ditë”. Do konsumojmë të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, por nëse është nevoja do t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare." - u shpreh Gjokutaj. 

Lexo më tej: Mbetet në burg Ilir Meta, Gjykata e Apelit i bindet kërkesës së SPAK

Të këshilluara

Ukraina sulmon me raketat amerikane Rusinë

Rusia ka thënë se Ukraina lëshoi ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA në vend për herë të parë të martën. Ukraina përdori Sistemin Raketor ...

14:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI