Flash

Çfarë rrezikojmë realisht nga udhëzimet e Putin për bombat bërthamore

Lapsi.al 19 November 2024
Çfarë rrezikojmë realisht nga udhëzimet e Putin për

Vladimir Putin ka miratuar ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja në të cilat vendi do të konsideronte përdorimin e arsenalit të tij bërthamor.

Doktrina tani thotë se një sulm nga një shtet jo-bërthamor, nëse mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të trajtohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Përditësimi u propozua në shtator dhe u vulos të martën, ditën e 1000-të të luftës me Ukrainën.

Ai gjithashtu pason vendimin e Uashingtonit të hënën për të lejuar Ukrainën të lëshojë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

Dhe bombardimet erdhën shpejt, pikërisht ditën e sotme.

Lexo më tej: Ukraina sulmon me raketat amerikane Rusinë 

Ndryshimet nënkuptojnë se një sulm i madh ndaj Rusisë me raketa konvencionale, dronë ose avionë mund të plotësojë kriteret për një përgjigje bërthamore, siç mund të jetë një sulm ndaj Bjellorusisë ose ndonjë kërcënim kritik për sovranitetin e Rusisë.

Çdo agresion kundër Rusisë nga një shtet që është anëtar i një koalicioni do të shihej nga Moska si agresion nga i gjithë grupi.

Përditësimet zgjerojnë numrin e vendeve dhe koalicioneve, dhe llojet e kërcënimeve ushtarake, që i nënshtrohen një përgjigjeje të mundshme bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Putini ka kërcënuar më parë përdorimin e armëve bërthamore dhe Ukraina e ka kritikuar këtë me idenë se pengon aleatët e saj nga ofrimi i mbështetjes së mëtejshme.

Por ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se "ne jemi fuqimisht në favor të bëjmë gjithçka për të mos lejuar që të ndodhë një luftë bërthamore". 

Duke folur në një konferencë për shtyp në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro, Lavrov tha se një deklaratë e nënshkruar nga grupi, i cili përfshin Rusinë "tha qartë se ne duam të shkojmë drejt një bote pa armë bërthamore". 

Duke njoftuar ndryshimin, Kremlini u kërkoi vendeve të tjera të studiojnë ndryshimet. 

"Ky është një tekst shumë i rëndësishëm," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas Tass, duke shtuar se "ai duhet të bëhet subjekt i një analize shumë të thellë". 

Të hënën, Rusia paralajmëroi për "një përgjigje të përshtatshme dhe të prekshme" ndaj lëvizjes së presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat ATACMS për të goditur vendin.

Lexo më tej: Armatimet amerikane me rreze të gjatë/ Mos është vonë për ta shpëtuar Ukrainën? 

Një sulm i tillë brenda territorit rus "do të përfaqësonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në armiqësitë kundër Rusisë", tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme.

Peskov tha të martën se doktrina e re u publikua "në kohën e duhur" dhe se Putini kishte kërkuar që ajo të përditësohej në fillim të këtij viti në mënyrë që të ishte "në përputhje me situatën aktuale", raportoi AP.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Sholz zbardh bisedën telefonike me Putin

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka mbrojtur vendimin e tij për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin të premten, duke u thënë gazetarëve se "ishte dhe është...

17:33

Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se ...

21:56

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI