Flash

Mbetet në burg Ilir Meta, Gjykata e Apelit i bindet kërkesës së SPAK

Lapsi.al 19 November 2024
Mbetet në burg Ilir Meta, Gjykata e Apelit i bindet kërkesës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Apeli i GJKKO bën me dije se konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe M.K.

Të këshilluara

Ukraina sulmon me raketat amerikane Rusinë

Rusia ka thënë se Ukraina lëshoi ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA në vend për herë të parë të martën. Ukraina përdori Sistemin Raketor ...

14:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI