Flash

SHBA-të paralajmërojnë Turqinë në lidhje me liderët e Hamasit

Lapsi.al 19 November 2024
SHBA-të paralajmërojnë Turqinë në lidhje me

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër mikpritjes së udhëheqësisë së Hamasit, duke thënë se Uashingtoni nuk beson se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë në rehati. Hamasi është një grup palestinez që udhëheq Gazën dhe SHBA-ja e ka në listë të zezë.

I pyetur për raportimet se disa liderë të Hamasit janë zhvendosur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se nuk është as në gjendje t’i hedhë poshtë ato. Ai ka thënë se Uashingtoni do t’ia bëjë të qartë Qeverisë turke që nuk mund të ketë marrëdhënie si dikur me Hamasin.

Miller ka thënë se disa liderë të Hamasit janë të paditur nga autoritetet amerikane dhe Uashingtoni beson se ata duhet t’iu dorëzohen Shteteve të Bashkuara. “Ne nuk besojmë se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë rehat diku, dhe kjo përfshin edhe një qytet të madh të një aleati”, ka thënë Miller para gazetarëve. Një burim i diplomacisë turke ka hedhur poshtë raportimet se Hamasi e ka zhvendosur zyrën politike në Turqi dhe që anëtarët e grupit e kanë vizituar këtë shtet herë pas here.

Katari ka thënë javën e kaluar se e ka lajmëruar Hamasin dhe Izraelin se do t’i pezullojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për lirim pengjesh, derisa të dyja palët të tregojnë seriozitet për rinisje të bisedimeve. Doha, gjithashtu, ka thënë se raportimet në media që kinse i ka kërkuar Hamasit të largohet nga ky shtet i Gjirit Arab, nuk janë të vërteta.

“Anëtarë të byrosë politike të Hamasit e vizitojnë Turqinë herë pas here. Pretendimet se byroja politike e Hamasit është zhvendosur në Turqi, nuk e reflektojnë të vërtetën”, ka thënë ky burim diplomatik.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, kritikon ashpër Izraelin për ofensivat e nisura në Rripin e Gazës dhe Liban dhe nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste.

Izraeli synon shkatërrimin e Hamasit dhe e lufton atë në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite po atë tetor, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Të këshilluara

Sholz zbardh bisedën telefonike me Putin

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka mbrojtur vendimin e tij për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin të premten, duke u thënë gazetarëve se "ishte dhe është...

17:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI