Flash

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’, arrestohet autori

Lapsi.al 19 November 2024
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’,

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit, ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

Martini, 14 vjeç u qëllua me thikë dhe goditja në zemër ishte fatale për të miturin. Në sherr u përfshinë disa adoleshentë, ndërsa kanë mbetur të plagosur Cani dhe dy adoleshentë të tjetër, mes tyre autori. Cani fatkeqësisht nuk ia doli.

TIRANË- Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Qemal Stafa", specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës "Fan Noli", për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimal...

08:45

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI