Flash

Asllani harron kombëtaren: "Calhanoglu jashtë? Gati për të luajtur në regji"

Lapsi.al 20 November 2024
Asllani harron kombëtaren: "Calhanoglu jashtë? Gati për

180 minuta të luajtura, një përvojë që i bën mirë këmbëve dhe moralit të mesfushorit Kristjan Asllani, i cili kthehet nga impenjimet zhgënjyese me Shqipërinë. Sidoqoftë zbritja në Ligën C në Nations League me kuqezinjtë mund të lehtësohet nga mundësia e një thirrjeje të menjëhershme për të luajtur si organizator te Inter: "Nëse Calhanoglu do të mungojë, nuk e di në të vërtetë nëse do të jetë radha ime," ka deklaruar ai pas ndeshjes ndaj Ukrainës për SportMediaset. "Siç kam thënë gjithmonë, përpiqem të punoj fort çdo ditë, ajo që vjen, vjen. A ndihem gati? E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur, gjithçka që më jepet, edhe 20 minuta, përpiqem ta shfrytëzoj maksimalisht, në fund jam vetëm 22 vjet".

FALENDERIMI PËR SYLVINHON

Një moshë që shpesh harrohet ose nënvlerësohet: "Jam i lumtur sepse në këtë muajin e fundit, mund të them që nuk kam qenë pothuajse kurrë në dispozicion për shkak të një dëmtimi në gju. Mendova se nuk do të luaja ndeshjen e parë me Kombëtaren, por i luajta të dyja për 90 minuta. E falënderoj trajnerin Sylvinho, e falënderoj shumë. Dallimi në pozicionin ku luaj mes Interit dhe Shqipërisë? Nuk ndryshon shumë, mund të luaj çdo pozicion në mesfushë, gjithmonë kam qenë një playmaker para mbrojtjes, preferoj atë rol", tha Asllani.

Lexo më tej: Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve: "Ndeshja më e dobët në 3 vjet"

SYNIMI ME INTER...

Në Verona, kështu, do të nisë të shtunën rrugëtimi i Inter në Serie A: "Kampionati apo Champions? Jemi Inter, qëllimi është të fitojmë trofe, duhet të fitojmë. Duam ta fitojmë përsëri titullin, por gjithashtu të jemi protagonistë në Champions. Rivalja më e fortë në Serie A? Nuk e di, ka ekipe shumë të forta në kampionat, ekipe që kanë bërë merkato të shkëlqyer, që luajnë për të fituar. Ne fituam vitin e kaluar, është e vështirë të konfirmohesh, po punojmë për këtë – afirmoi Asllani, duke shtuar -. Pse është e vështirë të konfirmohesh? Sepse ndoshta ke fituar vitin e kaluar dhe mendon... Por ne po stërvitemi shumë më shumë se vitin e kaluar dhe i kemi qëllimet shumë të qarta."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI