Flash

"Doja të bashkoja botën", Adriana Matoshi flet për ish-të dashurin afrikan

Lapsi.al 20 November 2024
"Doja të bashkoja botën", Adriana Matoshi flet për

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Metoshi, nuk nguron asnjëherë të ndajë detaje nga jeta profesionale dhe personale me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka folur në një intervistë për TAR për lidhjen me futbollistin nga Afrika 19 vite më të ri, Keith Groeneveld, një romancë e cila bëri bujë në rrjet asaj kohe dhe u përfol shumë.

Aktorja ka rrëfyer se dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe megjithëse ajo e dinte se nuk do të zgjaste tër jetën. Teksa Adriana u pyet nga moderatorja se sa zgjati kjo dashuri ajo u përgjigj:

“3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka për të zgjatur tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se ka për të zgjatur tërë jetën, nuk ka zgjatur.”

Ndër të tjera Metoshi shtoi se “dashuritë e mëdha shkëputen diku” duke nënkuptuar se gjërat e bukura nuk zgjasin.

“Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka fol. Kam dashur të bashkoj botën,” tha ajo “por s’më lanë.”

Të këshilluara

Peter Davidson shtrohet në rehabilitim?

Martina Georgas  po mbyll spekulimet se alumi i "Saturday Night Alive", Pete Davidson është kthyer në rehabilitim - ose se ata kanë dalë ndonjëherë. Georgas ...

21:00

Jonathan Majors fejohet me aktoren

Aktori Jonathan Majors, i cili u shpall fajtor vitin e kaluar për sulm ndaj ish-it të tij, njoftoi fejesën me Meagan Good në Ebony Power 100 Gala të dielën në m...

16:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI